'Gabim strategjik që nuk u bë që në fillim', Rama nga Berlini: Evropa më në fund vendosi të ketë përfaqësues për dialogun me Rusinë

19 Nëntor, 17:28 | Përditesimi: 19 Nëntor, 17:28

Kryeministri Edi Rama, përpara nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, e cilësoi gabim strategjik faktin që Evropa nuk kishte krijuar që në fillim një grup përfaqësues për komunikimin me Rusinë. Duke folur për gazetarët, Rama përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e këtij grupi, i cili do të flasë në emër të Evropës në rast të një komunikimi të mundshëm me Moskën.

A.E/Shqiptarja.com