A ka hetuar Basha UÇK-në në UNMIK? I ftuar Arben Meçaj

18 Nëntor 2020, 09:25

Analisti Arben Meçaj, i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se akt-akuzën ndaj ish-drejtuesve të UÇK për krime lufte e ka prodhuar Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ibrahim Rrugova. Meçe shtoi se në grupin e UMNIK që prodhoi dosjen e UÇK punonte edhe vajza e Sali berishës Argita, dhëndrri i Sali Berishës, gruaja e Lulzim Bashës dhe kunati i tij.  

Teksa ka shpejguar rolin e tyre ai  tha se Berisha e ka shpallur UÇK organizatë terroriste dhe asnjëherë s'ka pasur qëndrim pozitiv ndaj saj. Ai ka qenë jo vetëm agresiv por me deklarata që ka shpallur dhe organizatë terroriste. Fakti që Berisha e shpalli organizatë terroriste është e njohur. Qëndrimi i Berishës ndaj të gjithë grupimit politik ka qenë negativ historikisht. S'ka ndonjë periudhë miqësore midis Berishës dhe Thaçit. Në këtë periudhë linja politike e Kosovare ishte si lëvizje kandiste. Në Kosovë domosdoshmëria e organizimit të një strukture tjetër. Veprimet e Berishës erdhën nga linjat zyrtare shqiptare duke goditur UÇK fillimisht, Përmes goditjes së UÇK reagimet e para ishin të egra. Nëpërmjet disa procesecve këto struktura su bënë fare aktive dhe gjithë jetën ushtarake  e mori UÇK.  Faktori UÇK u bë faktor determinues në gjithë jetën politiko shoqërore të Kosovës. Dosja është përgatitur nga një skenar i  ku janë të përfshirë Berisha dhe Rugova", tha ai.

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv