A ke një emër për Presidentin? Habit Berisha: S’kemi pse tallemi me veten, s’kemi vota

21 Prill 2022, 10:17 | Përditesimi: 21 Prill 2022, 10:17

Berisha u pyet nga gazetarja Danjela Maloku pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD nëse ka një emër për Presidentin e ri.

 “Mund të propozosh po të kesh vota. S’kemi pse tallemi me veten”, u përgjigj Berisha, ndërkohë që disa ditë më parë tha se pranon të negociojë vetëm nëse ai do ta propozonte emrin.

r.k./Shqiptarja.com