A kemi opozitë? E ftuar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi / Pjesa e parë

29 Janar 2019, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2019-02-01 15:44:22

Në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv e ftuar ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. E pyetur se pse opozita shtyri protestat, Kryemadhi tha se një tezë e tillë nuk qëndron, pasi sipas saj, opozita nuk pati publikuar një axhendë konkrete por ka paralajmëruar denoncimin në vazhdimësi të aferave korruptive të qeverisë, sipas saj, dhe më pas nisjen e protestave. Ajo tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes. Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Kryemadhi tha se në këtë protestë ajo nuk do dalë për rrëzimin e Ramës dhe as për rotacion politik, por për të ngjallur shpresë te shqiptarët. Nga ana tjetër Kryemadhi foli për një skenar rrethimi të Kryeministrisë.