A mundet të kemi dikë nga pas për çdo mbeturinë që hedhim? Aktorë e ambientalistë thirrje për pastrimin e Durrësit: Ky qytetërim mijëravjeçarë meriton më tepër qytetërim nga ne

29 Janar 2022, 08:55 | Përditesimi i fundit: 2022-01-29 10:17:33

Durrësi prodhon 80 mijë ton mbeturina në vit dhe është e qartë, që jo të gjitha përfundojnë aty ku duhet, ku një pjesë e mirë hidhen në rrugë, qendrat kulture e shtratet e lumenjve. Aktorë e ambientalistë janë angazhuar për ndërgjegjësimin qytetar duke bërë thirrje për pastrimin e Durrësit, mbajtjen pastër të këtij qyteti dhe respektimin jo vetëm të jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe gjësë së gjallë, por edhe vetë këtij qyteti të lashtë.