A po plaket PS? Rama: Ripërtëritja është pjesë e socialistëve

11 Janar 2022, 10:43 | Përditesimi: 11 Janar 2022, 10:43

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me gazetarë kur u pyet nëse po plaket Partia Socialiste. Rama tha se e rëndësishme është sa ndihesh dhe ja sa shkruhet në dokument dhe se ripërtëritja me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e socialistëve.

“Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, tha Rama

r.k./Shqiptarja.com