Abazoviç: Do të kërkoj që Mali i Zi të bëhet pjesë e tryezës për krizën energjetike dhe ushqimore

2 Shtator 2022, 15:22

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç përgëzoi vendet anëtare të Ballkanit të Hapur për marrëveshjet e firmosura.  Ai u angazhua se do t’i kërkojë Qeverisë së tij që edhe Mali i Zi të delegojë përfaqësuesen e vet në grupin e krizave lidhur kryesisht me sigurinë ushqimore dhe energjetike.

“Dua të falënderoj tre kolegët e mi, të cilët e kanë mbështetur këtë nismë edhe pse ne nuk jemi një anëtar i plotë i kësaj nisme të Ballkanit të hapur, megjithatë kjo flet në favor të asaj çfarë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës tha, që ka një frymë pozitive midis këtyre njerëzve. Na duhet të ndjekim rrugën e bashkëpunimit, duhet të zgjedhim zgjidhjet më të mira për qytetarët tanë dhe duhet të rrimë pranë njëri-tjetrit dhe kjo është mesazhi më i mirë i Samitit në Ohër dhe i samitit që po zhvillohet këtu në Beograd. Gjithçka tjetër është një politikë e ngushtë, janë skema të politikanëve të vegjël sepse bashkëpunimi midis popujve, midis vendeve, midis grupeve etnike e gjithçkaje që kemi parë në të shkuarën, kjo nismë krahasuar me gjithçka përcjell një mesazh tjetër.

Me falënderime shumë të mëdha për mikpritësit, për një organizim të shkëlqyer dhe me një falënderim për miqtë e BE-së dhe gjithashtu dhe ata që vijnë nga vende kandidate, qoftë edhe të NATO-s, të gjithë përfaqësuesit këtu, zoti Hill ambasadori amerikan, ministrat që vijnë dhe nga vende të tjera të rajonit, do doja t’ju falënderoja të gjithëve në emër të Malit të Zi. Shpresoj që takimet e ngjashme si sot të vazhdojnë të bëhen, por me më shumë buzëqeshje si ato të djeshme. Shpresoj do takohemi se shpejti bashkë në Malin e Zi”, tha Abazoviç.

  •