Abuzimi me tenderat në Bashkinë e Tiranës, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ‘Dosjen 5D’ ! Redi Molla dhe Mariglen Qato nën akuzë për korrupsion, mosdeklarim pasurie e pastrim parash

14 Shkurt 2025, 13:30 | Përditesimi: 14 Shkurt 2025, 13:30

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen 5D të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.

E.H/Shqiptarja.com