Acarimi i nishanëve dhe problemet që shkakton dielli, mjekja Ramollari për Report Tv: Është domosdoshëri kontrolli i vazhdueshëm, ja personat që rrezikojnë më shumë

11 Korrik 2021, 14:48

Në këto ditë të nxehta verë një prej shqetësimeve që kemi më shpesh është ruajtja e shëndetit të lëkurës. Rrezet e forta të diellit janë një bekim por në këto 2 muaj temperaturash 'afrikane' duhet të kemi kujdes edhe nga to. Në një intervistë për Report Tv, mjekja dermatologe Laura Ramollari ka cekur edhe një prej sikleteve më madhore, acarimin e nishanëve.