Açka do të dorëzojë projekligj për ndryshime ligjore në Kuvend: Të kthehen 100% plazhet publike! 80% janë të zëna, shqiptarët nuk kanë akses për t'u futur

13 Shtator 2022, 12:32

Deputetja e PD, Flutura Açka, së bashku me nismën ‘Thurje’, e cila kishte mbledhur 10 mijë firma nga qytetarët për lirimin e plazheve publike do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për ndryshime ligjore. Në fjalën e saj para mediave, Açka tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë për të kthyer 100% plazhet publike.