Açka: Qeveria nuk përfill opozitën në asnjë akt! Nëse na doni për ‘të ndarë tortën’ ne s’jemi aty

17 Tetor 2022, 17:44

Deputetja e PD-së, Flutura Açka tha se qeveria nuk po përfill opozitën në një akt të saj. Ajo solli në vëmendje deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se “amnistia fiskale do të bëhet”. Kaq ka mjaftuar, sipas Açkës, për të treguar fytyrën e kësaj qeverie.