Aeroporti i Vlorës/ SPAK nis me akuzat zyrtare, merr të pandehur 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, paracaktuan fituesin

4 Prill, 16:13 | Përditesimi: 4 Prill, 16:13

SPAK ka dyshime se koncorciumi i kompanive që po ndërton Aeroportin e Vlorës u paracaktua si fitues i koncesionit. Report TV mëson se SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Hetimet vijojnë për zyrtarë të tjerë të përfshirë.

E.H/Shqiptarja.com