Afera Partizani/ Berisha sulmon Irena Gjokën nga SPAK: I kërkuam KLGJ ta shqyrtojë mbarimin e mandatit! Fshehu dënimin në Greqi, duhet të ishte në burg

20 Tetor, 11:37 | Përditesimi: 20 Tetor, 11:37

Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë se po zvarrisin hetimin ndaj Gjokës se fshehu dënimin dhe dëbimin në formularin e dekriminalizimit. Sipas tij, Gjoka duhet të ishte në burg. Ai thotë se i kanë kërkuar KLGJ të shqyrtojë mbarimin e mandatit të saj. Akuzoi gjithashtu se Gjoka po përdoret si “mashë” kundër opozitës.

    r.k./Shqiptarja.com