Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

28 Korrik, 12:02 | Përditesimi: 28 Korrik, 16:00

Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, janë treshja e gjyqtarëve që do të vijojnë gjykimin e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën Partizani. GJKKO rrëzoi kërkesën e tyre për përjashtim të trupës gjykuese. Berisha dhe Malltezi donin gjykim nga një Gjykatë tjetër, pasi sipas tyre gjyqtarët janë të kapur nga SPAK.

I.M/Shqiptarja.com