Afera 'Partizani'/ Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e SPAK për arrestimin, Berisha thërret protestë! Policia blindon Kryesinë e Kuvendit

18 Dhjetor 2023, 10:56

Sot Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Si kundërpërgjigje, ish-kryeministri, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur, do të thërrasë protestën para kryesisë së Kuvendit.