‘Ah si qenka dashnia’, Bora Zemani kërcen këngën e Donaldit! Mos nuk e ka harruar akoma?!

14 Janar 2022, 12:02

“Ah si qenka dashnia, po me mbyt mua vetmia...”, refrenin e këngës “Toxic Love” ka kënduar mbrëmjen e djeshme Bora Zemani, në festën e 30-vjetorit të saj.

Kjo është kënga që pak muaj më parë, Donald Veshaj, ish-partneri i moderatorës i dedikoi asaj dhe lidhjes së tyre të dashurisë.  Videoja në të cilën shfaqet Bora duke kërcyer dhe kënduar këngën, është bërë virale shumë shpejtë në internet.