Aksident fatal te mbikalimi i Patokut, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamionin

25 Shkurt, 16:08 | Përditesimi: 25 Shkurt, 16:08

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë. Dyshohet se motoçiklisti ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një kamioni që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.

A.M/Shqiptarja.com