Aksident i dyfishtë në aksin Fier- Levan/ Makina përplaset me motoçikletën, plagoset një nga drejtuesit

21 Tetor 2025, 08:05 | Përditesimi: 21 Tetor 2025, 08:05

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë, ku për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.

I lënduari është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

r.k./Shqiptarja.com