Aksident i dyfishtë në aksin Lushnjë - Berat, 3 të plagosur rëndë! Shkak i përplasjes dyshohet parakalimi i gabuar

3 Tetor, 10:12 | Përditesimi: 3 Tetor, 10:12

Një aksident i dyfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë - Berat pranë fshatit Kashtëbardhë.

Dy makina njëra tip ‘Skoda dhe tjera ‘Audi’ janë përplasur teksa po udhëtonin në kah të njëjtë. 

Si pasojë e përplasjes së fortë të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve që po udhëtonin me 'Audi' dhe drejtuesi i makinës tjetër.

I.M/Shqiptarja.com