Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, goditet me forcë një makinë e parkuar

23 Tetor, 09:50 | Përditesimi: 23 Tetor, 09:50

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në qytetin e Kukësit.Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së  ish-“Turizmit të Ri”, ku një automjet i parkuar është goditur me forcë nga pas nga një tjetër mjet në lëvizje. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa mjeti I parkuar është zhvendosur disa metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar makinën e dëmtuar në orët e para të mëngjesit dhe kanë njoftuar policinë.Automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për drejtuesin apo mjetin në fjalë.Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com