Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina bie nga lartësia, plagoset shoferi, rëndë prindërit e tij! Shkak ngricat dhe shpejtësia

30 Janar 2022, 11:17 | Përditesimi: 30 Janar 2022, 11:17

BERAT-  Një familje që po udhëtonte në një mjet, tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij,që udhëtonin bashkë me djalin. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

KT/Shqiptarja.com