Aksident i rëndë në Berat, makina del nga rruga dhe merr flakë

29 Nëntor 2023, 23:46

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat – Dimal, pranë fshatit Moravë. Një makinë tip Mercedez Benz ka dalë nga rruga dhe pasi ka përfunduar në kanal ka shpërthyer në flakë.