Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Dibër si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku automjeti tip 'Volkswagen Pasat' ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.


















