Aksident i rëndë në Kuçovë, makina tip 'Audi' përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë

17 Nëntor 2023, 19:32

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 nëntor) në Kuçovë. Mësohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur 67 vjeçarin Veiz Plakun i cili po lëvizte me biçikletë.