TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit.
Një përplasje e fort mes dy makina ka bërë që njëra prej tyre të përfundojë në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
















