Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë

19 Tetor 2021, 22:39

SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i 29-vjeçari Albion Kreci kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.

Në atë moment një makinë me targa AB067PJ e ka goditur duke lënë të plagosur rëndë 29-vjeçarin.