Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë! Trafik i rënduar si pasojë e përplasjes

8 Gusht, 11:30 | Përditesimi: 8 Gusht, 11:30

Një aksident rrugor është shënuar sot në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë.

Gazetari Yrjet Saliasi raporton se disa mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar radha të gjata makinash në këtë aks rrugor.

Policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut.

E.H/Shqiptarja.com