Aksident me vdekje në Lushnjë, 61-vjeçari bie me zetor në kanal dhe humb jetën (EMRI)

30 Janar 2022, 19:48 | Përditesimi: 30 Janar 2022, 19:48

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Të njëjtat burime raportojnë se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim ndërsa është dashur ndërhyrja e vinçit për të lëvizur zetorin dhe më pas për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit.

AV/Shqiptarja.com