Aksident me vdekje në Maliq, mjeti përplas çiklistin, 65-vjeçari ndërron jetë në spital

9 Shtator 2022, 16:11

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Korçës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 65-vjeçar që po ecte me biçikletë. 65-vjeçari Nazif Sulollari është dërguar në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.