Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, humb jetën 65-vjeçarja

15 Janar 2022, 11:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Aksidenti u regjistrua në afërsi të një karburanti, ku u përfshinë dy automjete, një i drejtuar nga Brunilda Lleshi dhe tjetri nga Jani Loqi

Si pasojë e përplasjes së fortë mbeti e plagosur rëndë pasagjerja në Lleshit, 65-vjeçarja Gjelina Lleshi e cila u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë Fatkeqësisht gruaja nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.