Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 'Benz'-i përplas motorin, plagoset rëndë 47-vjeçari! Dërgohet me urgjencë te Trauma

18 Janar 2022, 19:04

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Mikel Marashi, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në  Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi Gocaj, ku një 'Benz' ka përplasur një motor.