Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, kamioni bën copash Benz-in! 2 persona të plagosur rëndë dërgohen në spital

4 Dhjetor 2021, 07:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrjenjas, në fshatin Hotolisht, ku një kamion është përplasur me mjetin tip ‘Benz’. Nga përplasja, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i të plagosurëve, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e detajeve.