Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

21 Tetor 2021, 21:01 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 21:02:03

LUSHNJË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Mësohet se një kamion “Volvo”, ka përplasur një këmbësore, por si pasojë e aksidentit 70-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është identifikuar si G. G., 55 vjeç.