Aksident në aksin Rrogozhinë-Peqin, përplasen dy makina, plagosen rëndë dy persona

30 Janar 2022, 18:01 | Përditesimi: 30 Janar 2022, 18:01

Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip 'Reno' dhe një makinë tjetër. Sa i përket të plagosurve, gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

AV/Shqiptarja.com