Aksident në aksin Shkodër- Hani Hotit, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë, në gjendje të rëndë në spital

18 Shkurt 2022, 08:55 | Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 08:55

Një aksident është regjistruar në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit i moshuari ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rendë për jetën.

r.k./Shqiptarja.com