Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, makina përplas 21-vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

21 Tetor 2021, 19:24

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, ku një automjet me drejtues 28-vjeçarin me inicialet A. K., përplasi 21-vjeçarin me inicialet Xh. K., i cili po kalonte rrugën në këmbë.