Aksident në aksin Vlorë-Fier, drejtuesi i ‘Benz’-it humb kontrollin, përplaset me depozitën e naftës në një karburant, dy të plagosur

29 Janar 2022, 19:18 | Përditesimi: 29 Janar 2022, 19:18

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ku mjeti tip ‘Benz’ është përplasur në një karburant.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me depozitën që furnizon me naftë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken dëmet e mëdha që i janë shkaktuar makinës.

KT/Shqiptarja.com