Aksident në Berat, makina me katër të rinj përfundon në kanal dhe më pas shpërthen në flakë

30 Nëntor 2023, 09:24

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e 29 nëntorit në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Mjeti Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, më pas ka shpërthyer në flakë.