Aksident në Berat, motori del nga rruga dhe merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar, 2 të plagosur rëndë nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

25 Nëntor 2021, 12:39

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë, kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motorit Shkëlqim Plakalliu. Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë .Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.