Aksident në Dimal, 4 të plagosur rëndë! Makina e autoshkollës përplaset me një Fuoristradë, njëra përfundon në kanal

20 Janar 2022, 10:48 | Përditesimi: 20 Janar 2022, 10:48

Një aksident i rëndë është regjistruar spt në hyrje të Dimalit. Dy mjete, njëra Autoshkollë dhe tjetra Fuotistradë Benz ML, janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës, ndërkohë që mjeti tip ML ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin Autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë ML.Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve,me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet ti nisin drejt Spitalit të Traumës, për një mjekim më të specializuar.

r.k./Shqiptarja.com