Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, xhami i mjetit i shkatërruar

19 Dhjetor 2023, 11:46

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes nga makina ka marrë plagë drejtuesi i motorit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor.