Aksident në Kukës/ 22-vjeçari humb kontrollin e automjetit, përplaset me makina të parkuara dhe del nga rruga! Pasagjeri 17-vjeçar, në gjendje të rëndë

11 Shtator, 08:23 | Përditesimi: 11 Shtator, 08:23

Një automjet tip "Benz", ku udhëtonin dy të rinj, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara, për të përfunduar disa metra më poshtë, jashtë rrugës. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit, një 22-vjeçari, si dhe të pasagjerit, një 17-vjeçari.

I.M/Shqiptarja.com