Aksident në Kurbin, 4 persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë! Makinat bëhen copë nga përplasja e fortë

5 Tetor 2021, 18:43 | Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:43

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku automjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford". Si pasojë e përplasjes u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër.

KT/Shqiptarja.com