Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, përplaset me disa pemë dhe përfundon në kanal! Shoferi në gjendje të rëndë

1 Shkurt 2022, 09:12 | Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 09:12

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën Lezhë-Laç, ku një automjet tip 'Benz' doli nga rruga duke u përplasur me disa pemë e më pas përfundoi në kanal. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi, i cili u dërgua në spital.

r.k./Shqiptarja.com