Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

29 Korrik, 20:24 | Përditesimi: 29 Korrik, 20:24

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip 'Ford' ka përplasur një fëmijë 10- vjeç që lëvizte me biçikletë. I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

r.k./Shqiptarja.com