Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona! Një grua mbetet e bllokuar në makinë, nxirret pas disa minutash

26 Mars, 15:09 | Përditesimi: 26 Mars, 15:09

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor.

I.M/Shqiptarja.com