Aksident në rrugën Levan-Fier, përplasen 2 automjete, bllokohet qarkullimi

8 Nëntor 2023, 10:32

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Në vendin e quajtur “Aksionistët” janë përplasur 2 automjete.

Për pasojë janë krijuar rradhë të gjata në trafik pasi ka bllokim të rrugës. Fatmirësisht nnga përplasja nuk ka të lënduar por raportohen vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e trafikut. Deri më tani dyshohet se shkak për përplasjen mund të jetë bërë prania e lartë e lagështisë në rrugë.