Aksidenti në Sarandë, pranga babait, i biri në intubim! Dy të miturit e tjerë jashtë rrezikut! Më shumë aksidente, rriten kërkesat për rezerva gjaku

22 Nëntor 2023, 19:51

Policia e Sarandës arrestoi pronarin e mjetit tip “Benz” me të cilin qarkullonin 3 të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj. Një prej të miturve të përfshirë në aksident 14 vjeç ndodhet në Spitalin e Traumës në rrezik për jetën ndërsa 2 shokët e tij janë gjëndje të qëndrushme. Aksidentet e rënda rrugore kanë nxjerrë në pah edhe njëherë nevojat e Bankës së Gjakut për dhurures vullnetarë.