Aksidenti tragjik në Berat, momenti kur makina përplas 4-vjeçarin

3 Shkurt 2022, 16:22 | Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 16:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. 46-vjeçari Ramadan Gjozi ka përplasur për vdekje 4-vjeçarin Gurim Oshafi. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

'Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

AV/Shqiptarja.com