Aksidenti tragjik në Kroaci, dyshohet për 20 persona të mbetur të bllokuar në autobus, Shefi i Policisë Rrugore: Aksidenti më i rëndë që kam parë

25 Korrik 2021, 11:14

20 persona dyshohet se janë ende të bllokuar në autobusin kosovar që u aksidentua mëngjesi e sotëm në Kroaci, ndërkohë që 10 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç e konsideroi aksidentin, si më të rëndin që ai kishte parë ndonjëherë.

 “Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë.

Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai.